Detroit vijon të komandojë renditjen në Konferencën e Lindjes pas fitores 120-112 në fushën e Atlanta, madje shkëputur ndjeshëm nga rivalët. Të gjithë titullarët e Detroit realizuan mbi 10 pikë, me dyshen Cunningham-Duren që realizoi 49 pikë.
Moment të mirë po kalon ekipi i Lakers, që mundi 140-126 Utah Jazz. LeBron James në debutimin e tij sezonal realizoi 11 pikë e 12 asist, ndërkohë që Luka Doncic vazhdon të shkëlqejë, duke realizuar 37 pikë, mbështetur nga Reaves me 26 pikë.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Phoenix, që mposhti 127-110 Portland. Për miqtë u dalluan Booker e Gillespie, me nga 19 pikë secili. Skuadra e San Antonio, falë 26 pikëve të De’Aron Fox, mundi 111-101 Memphis.
NBA-Rezultatet e sotme
Orlando – Golden State, 121-113
Atlanta – Detroit, 112-120
Brooklyn – Boston, 99-113
San Antonio – Memphis, 111-101
Lakers – Utah Jazz, 140-126
Portland – Phoenix, 110-127







