Oklahoma “fluturon” me Shai, Miami leksion Golden State, triumfojnë Chicago e Denver

20 Nëntor 2025
8:18
Telesport
back button

Oklahoma korri sot suksesin e 15-të sezonal pas triumfit 113-99 ndaj Sacramento, duke qenë skuadra që kryeson në NBA. Alexander Shai me 33 pikë vijon të jetë lider për kampionët. Jashtë fushe fiton ekipi i Houston, që falë 28 pikëve të Sengun mundi 114-104 Cleveland.

Fitore në sekondat e fundit për Chicago, që mposhti 122-121 Portland. Ishte Vucevic që realizoi 27 pikë ai që i dha fitoren skuadrës së Bulls, duke shënuar koshin vendimtar. Edhe New York fiton në fund ndaj Dallas, 113-111, falë 28 pikëve të Jalen Brunson.

Në fushën e tij, Miami mposhti 110-96 Golden State. Mungesa e Curry e ndie të miqtë, ndërsa për Miami u dallua Norman Powell me 25 pikë. Një fitore të rëndësishme jashtë fushe korri skuadra e Denver, që mundi 125-118 New Orleans. Nikola Jokic protagonist me 28 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Houston, 104-114

Indiana – Charlotte, 127-118

Philadelphia – Toronto, 11-121

Miami – Golden State, 110-96

Minnesota – Washington, 120-109

New Orleans – Denver, 118-125

Oklahoma – Sacramento, 113-99

Dallas – New York, 111-113

Portland – Chicago, 121-122

Lajme të tjera

Lajmet e fundit