Ka nisur sezoni i ri i Ligës Unike në basketboll për meshkuj, me dy ndeshjet e Grupit A. Në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, skuadra e Besëlidhjes fitoi 98-70 ndaj kosovarëve të Bora.
Një ndeshje e ekuilibruar për 30 minuta (66-59), por në periodën e fundit lezhjanët shkëputen dhe fitojnë falë një loje më të mirë kolektive (6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).
Në Durrës, skuadra e Teutës u mund 96-81 nga kampionët në fuqi të Vëllaznimi. Miqtë nga Kosova e nisën me fitore mbrojtjen e titullit, në një ndeshje që e dominuan.
Epërsia e Vëllaznimi u rritur nga perioda në periodë, me Teutën që gjithnjë ishte në ndjekje, pa mundur dot të fitojë. Memçaj realizoi 23 pikë për durrsakët por që s’mjaftuan për fitore.
Grupi A – Raundi 1
Besëlidhja – Bora, 98-70
Teuta – Vëllaznimi, 81-96
Renditja: Besëlidhja 2 pikë, Vëllaznimi 2 pikë, Teuta 1 pikë, Bora 1 pikë.
Grupi B – Raundi 1
Golden Eagle Ylli – Vllaznia
Go+Peja – Apolonia







