Shorti i “play off”-it europian për Kupën e Botës 2026 ka vendosur përballë Poloninë me Shqipërinë, një një duel i zjarrtë. Për të hedhur më shumë dritë mbi atë që na pret më 26 mars 2026 në transfertën polake, po “rrëmojmë” në histori, por edhe aktualitet, përmes “Transfermark”, tduke e kundruar këtë sfidë përmes statistikave interesante dhe mjaft domethënëse.

Profili i kombëtareve
Polonia
Mosha mesatare: 27.6 vjeç
Renditja në FIFA: Vend i 31-të
Vlera totale e skuadrës: 166.40 milionë €
Trajner: Jan Urban, 63 vjeç, emëruar më 16.07.2025
Efektiviteti si trajner i Polonisë: 1.63 pikë për ndeshje
Lojtari me më shumë vlerë në treg: Jakub Kiwior –25 milionë €

Shqipëria
Mosha mesatare: 27.9 vjeç
Renditja në FIFA: Vend i 63-të
Vlera totale e skuadrës: 88.20 milionë €
Trajner: Sylvinho, 51 vjeç, në detyrë që prej 02.01.2023
Kontrata: Deri më 31.12.2025
Efektivitet si trajner i kuqezinjve: 1.49 pikë për ndeshje

Bilanci i Sylvinhos ndaj Polonisë:
Ndeshje: 2
Fitore: 1
Barazime: 0
Humbje: 1
Efektiviteti ndaj polakëve: 1.50 pikë për ndeshje
Lojtari me më shumë vlerë: Armando Broja –14 milionë €

Historiku i golashënuesve në këtë përballje
Edhe pse sfidat mes dy kombëtareve kanë qenë të ashpra dhe shpesh të mbyllura, disa emra kanë lënë gjurmë me golat e tyre:
Maciej Żurawski (Polonia) – 2 gola
Karol Świderski (Polonia) – 2 gola
Mirlind Daku (Shqipëria) – 1 gol
Jasir Asani (Shqipëria) – 1 gol
Refik Resmja (Shqipëria) – 1 gol
Sokol Kushta (Shqipëria) – 1 gol
Një duel i barabartë në rritje:
Shqipëria e Sylvinhos ka treguar progres të qëndrueshëm dhe e njeh mirë kundërshtarin, duke e mposhtur Poloninë 2–0 në Tiranë në vitin 2023. Nga ana tjetër, Polonia ka një vlerë më të madhe të lojtarëve në total, në tregun e sotëm të futbollit, dhe traditë të konsoliduar europiane, duke e bërë këtë sfidë një nga më të balancuarat e fazës së “play off”-it.
Diferenca në vlera financiare, renditje FIFA dhe eksperiencë e vendosin Poloninë favorite në letër, por statistikat e Sylvinhos ndaj saj dhe energjia e kuqezinjve tregojnë se përballja do të jetë e hapur dhe vendimtare.
Në mars, gjithçka do të vendoset në fushë. Poloni-Shqipëri, një duel që premton emocione, histori dhe një “biletë të artë” drejt finales së “play off”-it, ku do të gjejnë fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, në rrugën drejt Botërorit 2026. Më poshtë janë të gjitha detajet e ndeshjeve mes dy kombëtareve, Poloni dhe Shqipëri, ndeshje zyrtare dhe miqësore:
| Sezoni |
Kompeticioni |
Lloji i ndeshjes |
Data |
Kombëtarja pritëse |
Rezultati |
Kombëtarja udhëtuese |
| 22/23 |
|
Grupi E |
10/09/2023 |
Shqipëria |
2:0 |
Polonia |
| 22/23 |
|
Grupi E |
27/03/2023 |
Polonia |
1:0 |
Shqipëria |
| 20/21 |
|
Grupi I |
12/10/2021 |
Shqipëria |
0:1 |
Polonia |
| 20/21 |
|
Grupi I |
02/09/2021 |
Polonia |
4:1 |
Shqipëria |
| 07/08 |
|
– |
27/05/2008 |
Polonia |
1:0 |
Shqipëria |
| 04/05 |
|
– |
29/05/2005 |
Polonia |
1:0 |
Shqipëria |
| 88/89 |
|
Grupi 2 |
15/11/1989 |
Shqipëria |
1:2 |
Polonia |
| 88/89 |
|
Grupi 2 |
19/10/1988 |
Polonia |
1:0 |
Shqipëria |
| 84/85 |
|
Grupi 1 |
30/05/1985 |
Shqipëria |
0:1 |
Polonia |
| 84/85 |
|
Grupi 1 |
31/10/1984 |
Polonia |
2:2 |
Shqipëria |
| 70/71 |
|
Grupi 8 |
12/05/1971 |
Shqipëria |
1:1 |
Polonia |
| 70/71 |
|
Grupi 8 |
14/10/1970 |
Polonia |
3:0 |
Shqipëria |
| 53/54 |
|
– |
29/11/1953 |
Shqipëria |
2:0 |
Polonia |
| 49/50 |
|
– |
01/05/1950 |
Shqipëria |
0:0 |
Polonia |
| 49/50 |
|
– |
06/11/1949 |
Polonia |
2:1 |
Shqipëria |
Bilanci i përballjeve është dukshëm në favor të polakëve, me 10 fitore, 3 barazime dhe 2 disfata të tyre ndaj kuqezinjve tanë. Sa i takon golaverazhit, edhe ai anon nga Polonia. 10 gola kanë shënuar në të gjitha përballjet kuqezinjtë tanë, kundrejt dyfishit të polakëve, 20 gola.