Oklahoma vijon të jetë kryesuese e renditjes në NBA pas fitores 122-95 ndaj Portland, duke korrur suksesin e 17-të sezonal (ka vetëm 1 humbje). Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, që realizoi 37 pikë për kampionët në fuqi.
Fitore në frymën e fundit për Lakers, që mundën 108-106 Utah jazz jashtë fushe. Luka Doncic realizoi 33 pikë e 11 reboundm, mbështetur edhe nga reaves me 23 pikë e LeBron james me 17 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë.
Pa probleme fiton Miami, 127-117 ndaj Philadelphia, sfidë ku Norman Poëell realizoi 32 pikë për ekipin nga Florida. Boston rikthehet te suksesi, duke mundur 138-129 Orlando. Jaylen broën shkëlqeu në fushë, duke realizuar 35 pikë për Celtics.
Fiton edhe skuadra e Phoenix, që falë 49 pikëve të dyshes Brooks-Booker, mundi 111-102 San Antonio. Nuk zhgënjen ekipi i Cleveland, që mundi 120.105 Clippers, ndeshje ku Donovan Mitchell i dha fitoren Cavaliers me 37 pikët e shënuara.
NBA-Rezultatet e sotme
Philadelphia – Miami, 117-127
Atlanta – Charlotte, 113-110
Boston – Orlando, 138-129
Cleveland – Clippers, 120-105
Toronto – Brooklyn, 119-109
Oklahoma –Portland, 122-95
Phoenix – San Antonio, 111-102
Utah Jazz – Lakers, 106-108







