Hapoel mbron kreun e renditjes së Euroleague, triumfojnë ekipet italiane e spanjolle

18 Dhjetor 2025
9:07
Telesport
back button

Janë luajtur takimet e raundit të 16-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra izraelite e Hapoel Tel Aviv kryeson renditjen me 12 fitore (ka edhe 4 humbje). Këtë javë, Hapoel mposhti 84-78 serbët e Crvena Zvezda.

Në vendin e dytë, me nga 11 fitore secila, ndodhen ekipet spanjolle të Valencia Basket dhe Barcelona. Të dyja këto ekipe fituan jashtë fushe: Valencia triumfoi 99-92 ndaj Olympiacos në Athinë, ndërsa katalanasit mundën Paris Basketball 85-69.

Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Panathinaikos, që mundi 81-77 kampionët në fuqi të Fenerbahce. Ditë e mirë për ekipet italiane: Armani Milano triumfoi 89-82 ndaj Real Madrid, ndërsa Virtus Bologna mposhti 86-68 Partizan Beograd.

Euroleague-Raundi i 16-të

Dubai Basketball – Maccabi Tel Aviv, 95-97

Fenerbahce – Panathinaikos, 77-81

Hapoel Tel Aviv – Crvena Zvezda, 84-78

Olympiacos – Valencia Basket, 92-99

Armani Milano – Real Madrid, 89-82

Paris Basketball – Barcelona, 69-85

Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 64-87

Villeurbanne – Bayern Munich, 76-74

Partizani Beograd – Virtus Bologna, 68-86

Baskonia Gasteiz – Monaco, 85-73

Lajme të tjera

Lajmet e fundit