Franca, 67 goditje dhe zero gola nga loja e hapur. Petit “kryqëzon” Mbappé dhe Griezmann

4 Korrik 2024
10:17
Alfred Lleshi
back button

Franca është skuadra e parë në historinë e Kampionatit Europian që arrin në çerekfinale të kësaj gare kontinentale pa shënuar asnjëherë gol nga loja e hapur. Deri më tani, Kylian Mbappé dhe shokët e tij kanë realizuar 67 goditje drejt portës kundërshtare, por nuk kanë shënuar asnjëherë. “Les Bleus” e kryesoi grupin falë një penalltie dhe autogoli. Madje, autogoli ishte vendimtar edhe në ndeshjen e 1/8 finale kundër Belgjikës.

Me pak fjalë, nënkampionët në fuqi të botës nuk po shkëlqejnë në “Euro 2024” për sa iu përket golave. Aq sa në Francë nuk kursejnë kohë për të kritikuar Didier Deschamps për lojën e aplikuar, e cila fokusohet së pari në fazën e mbrojtjes. Emmanuel Petit, një legjendë e futbollit francez, në vend të kësaj, merret me individët dhe jo me trajnerin.

Ish-lojtari i Arsenalit, Barcelonës dhe Chelsea, në një intervistë për “Le Parisien” e ka drejtuar gishtin te yjet e kombëtares transalpine: “Së pari, le të mendojmë të mos pësojmë gola përpara se të vazhdojmë t’i shënojmë. Pasi të zgjidhet faza e mbrojtjes, Deschamps mbështetet tek individualitetet, në cilësitë e individëve për të shënuar”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit