Talenti turk: Gol, asist, çerekfinale, ky Europian është i jashtëzakonshëm për mua

4 Korrik 2024
12:26
Telesport
back button

Arda Guler, sulmuesi i Turqisë, që po bën një paraqitje të shkëlquer në Euro 2024, përgatitet për ndeshjen çerekfinale ndaj Holandës. Në raundin e 1/8-ave, skuadra ballkanase eliminoi Austrinë (fitoi 2-1), që ishte favorite.

Duke folur për UEFA për këtë paraqitje të Turqisë në Europian, sulmuesi 19-vjeçar i Real Madrid shprehet: “Merih na dha kualifikimin. Ai shënoi dy gola të bukur, goli i dytë erdhi falë një goditjeje të shkëlqyer me kokë. Të japësh krosime të tilla duke synuar kokën e tij është e lehtë…”.

Kundër Austrisë, Guler ishte protagonist me një asist: “Jam shumë i lumtur që kam dhënë asistimin tim të parë, pasi shënova edhe golin e parë në turne. Gjithsesi, më e rëndësishmja është fitorja e ekipit: Jam shumë i lumtur që kam kontribuar”.

Çerekfinalet? Jam shumë i emocionuar që do të luaj në Berlin para tifozëve tanë. Holanda do të jetë një kundërshtar i vështirë për t’u përballur, por ne besojmë në forcat tona dhe duam të shkojmë në raundin tjetër”, tha Arda Guler.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit