Sulmuesi i Atalanta, Gianluca Scamacca, ishte një nga zhgënjimet më të mëdha të Italisë në Euro 2024. Ai pritej të ishte zbulimi i kombëtares “azzurre” në këtë turne, po nuk la asnjë gjurmë.
Scamacca, në një postim në rrjetet sociale, gati një javë nga eliminimi i Italisë, ka folur për këtë dështim: “Na u desh pak kohë për të reflektuar për ndeshjen e disa ditëve më parë”.
“Kjo dhimbje do të zgjasë edhe pak, por jemi krenarë për përpjekjet tona. Kjo është një pengesë e vogël. Ne e dimë se ku duam të jemi dhe do të kthehemi më të fortë. Faleminderit për çdo mbështetje në Gjermani”, tha Scamacca.
Sulmuesi e shoqëron postimin e tij në rrjetet sociale me një foto të tijën, me duar në ijë në ngjyrë bardh e zi.