Vendos supergoli i Sadio Mane, Salah në lot. Egjipti e mbyll këtu, Senegali shkon në finale (video)

14 Janar 2026
19:56
Telesport
back button

Senegali është finalisti i parë i Kupës së Kombeve të Afrikës, pas fitores 1-0 ndja Egjiptit në gjysmëfinalen e luajtur në Tanger. Në minutën e 23-të, Senegali humbet kapitenin Kalidou Koulibaly, i cili dëmtohet dhe në vend të tij futet Mamadou Sarr. Pjesa e parë mbyllet 0-0.

Goli vendimtar u shënua nga ylli kryesor i Senegalit, Sadio Mane. Ish-sulmuesi i Liverpool shënoi në minutën e 78-të me një goditje të fortë me të djathtën nga distanca. Në minutat në vijim, Egjipti u përpoq të barazonte shifrat, por nuk ia doli.

Senegali fiton përfundimisht 1-0 dhe shkon në finale, aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Nigeri-Marok. Mohamed Salah & Co. në lot, festë e madhe për Sadio Mane e shokë.

SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit