Enrique: Nuk ka asgjë të sigurtë në lidhje me kualifikimin, na duhen pikët ndaj Sporting

20 Janar 2026
9:18
Telesport
back button

Trajneri Luis Enrique, në prag të ndeshjes që PSG, kampionët në fuqi të Champions League, do të luajnë sot në Portugali ndaj Sporting, tha se nuk është i sigurtë nëse do ta përfundojë këtë fazë të parë të turneut mes 8 më të mirave (8 më ët mirat kualifikohen direkt).

Jemi në pjesën e rëndësishme të sezonit dhe po rikuperojmë lojtarë të lënduar. Duhet të përgatitemi mirë për ndeshjen, duhet të jemi të vëmendshëm. Është një moment i rëndësishëm në Ligën e Kampionëve sepse kanë mbetur dy ndeshje”, tha Luis Enrique .

Më tej, trajneri spanjoll komentoi: “Sot pres një ndeshje të ngushtë dhe të ndërlikuar, në një stadium të jashtëzakonshëm dhe të bukur, kundër një skuadre të ndërlikuar. Sporting ka lojtarë cilësorë, të cilëve u pëlqen të kenë topin dhe të mbrohen mirë”.

“Do të jetë një ndeshje, ndoshta e ngjashme me atë që pamë në Bilbao kundër Athletic. E dinim vështirësinë e orarit tonë, por jam i lumtur për momentin. Objektivi është të fitojmë sot dhe praktikisht të kemi siguruar kualifikimin për raundin e 16-të, por ende mungojnë tre pikë“, tha Luis Enrique.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit