Partizani e Skënderbeu fitojnë gjysmëfinalet e para, një hap larg finales së Kupës së Shqipërisë

11 Shkurt 2026
12:53
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj. Pas një jave luhen ndeshjet e kthimit.

Partizani triumfoi 3-0 në Shkodër ndaj Vllaznisë, një ndeshje e dominuar dhe fituar me lehtësi nga kryeqytetasit (25-16, 25-14, 25-12). Vendasit nuk arritën në asnjë moment të rivalizojnë, duke qenë shumë larg pritshmërisë.

Mbarë i nis këto gjysmëfinale ekipi i Skënderbeut, që në fushën e tij mposhti 3-1 Tiranën (26-28, 25-18, 25-18, 25-22). Edhe pse bardheblutë fituan setin e parë nuk arritën të shkojnë më tej. Tri setet e tjera u komanduan e fituar me meritë nga korçarët.

Gjysmëfinale-Meshkuj, ndeshje 1

Vllaznia – Partizani, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 3-1

Gjysmëfinale-Meshkuj, ndeshje 2

Partizani – Vllaznia, 17 shkurt

Tirana – Skënderbeu, 17 shkurt

Lajme të tjera

Lajmet e fundit