Janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale të grand slam-it të Wimbledon, duke përcaktuar edhe tenistët e parë që sigurojnë një vend në gjysmëfinale.
Surpriza e sfidave të fundit është eliminimi i tenistit italian Jannik Sinner, numri 1 në botë. Ai u mund 3-2 (6-7, 6-4, 7-6, 2-6, 6-3) nga rusi Daniil Medvedev, sfidë ku sinner pati disa probleme shëndetësore për shkak të vapës.
Në gjysmëfinale shkon spanjolli Carlos Alcaraz, numdi 2 në botë. Ai fitoi 3-1 (5-7, 60-4, 6-2) ndaj amerikanit Tommy Paul. Fitore me përmbysje e spanjollit, kandidat kryesor për fitimin e turneut.
Te femrat, gjysmëfinalja e parë është mes italianes Jasmine Paolini dhe kroates Donna Vekic. Kjo e fundit mundi 2-1 (5-7, 6-4, 6-1) neo-zelandezen Lulu Sun, duke dalë për herë të parë në gjysmëfinalen e një grand slam.
Vijon momenti i mirë për Paolini, që pas finales së Roland Garros siguron një vend në gjysmëfinalet e Wimbledon. Në çerekfinale ajo mundi 2-0 (6-2, 6-1) amerikanen Emma Navarro, në një ndeshje pa shumë histori.







