San Antonio “leksion” Houston, Luka Doncic i jep fitoren Lakers, Miami mund Detroit

9 Mars 2026
8:39
Telesport
back button

Fitorja e dytë radhazi për Lakers, që mundën 110-97 New York dhe ngjiten në vendin e pestë në Perëndim. Tjetër ndeshje e mirë për Luka Doncic, autor i 35 pikëve. Jashtë fushe fiton Boston, që mundi 109-98 Cleveland. Brown me 23 pikë u dallua për Celtics.

Pa probleme fiton edhe Miami, që mundi 121-110 Detroit, kryesuesit në Lindje. Vendimtar stoli i skuadrës nga Florida, nga ku erdhën 50 pikë. Zhgënjen  skuadra e Dallas, që u mund 122-92 nga Toronto. Për kanadezët shkëlqeu Barrett me 31 pikë.

Vazhdon të marshojë skuadrën e San Antonio, që falë një loje të shkëlqyer kolektive mundi 145-120 Houston. 4 lojtarë të Spurs realizuan mbi 20 pikë, ndërsa 57 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Fiton edhe Phoenix, 111-99 ndaj Charlotte (Booker 30 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Cleveland – Boston, 98-109

Lakers – New York, 110-97

Miami – Detroit, 121-110

Toronto – Dallas, 122-92

New Orleans – Washington, 138-118

Milwaukee – Orlando, 91-130

San Antonio – Houston, 145-120

Portland – Indiana, 131-111

Sacramento – Chicago, 126-110

Phoenix – Charlotte, 111-99

Lajme të tjera

Lajmet e fundit