Clippers dhurojnë spektakël, New York shpreson ende për kreun në Lindje, Denver “leksion” Houston

12 Mars 2026
8:32
Telesport
back button

Ekipi i Clippers fitoi 153-128 ndaj Minnesota në një ndeshje spektakolare luajtur sot në NBA. Kawhi Leonard realizoi 45 pikë për kalifornianët, duke i bërë të pavlefshme 36 pikët e Edwards për miqtë.

Skuadra e Orlando, falë 35 pikëve të Desmond Bane, mundi 128-122 Cleveland dhe mbron vendin e pestë në Lindje. Ndërsa New Orleans mundi 122-111 Toronto, sfidë ku u dalluan Murphy me 28 pikë e Murray me 27 pikë.

Jashtë fushe fiton New York, që mposhti 134-111 Utah Jazz dhe shpreson ende për kreun në Lindje. Katër basketbollistë të ekipit nju-jorkez realizuan mbi 20 pikë. Fiton edhe Denver, 129-93 ndaj Houston (Jamal Murray 30 pikë).

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Cleveland, 128-122

New Orleans – Toronto, 122-111

Utah Jazz – New York, 117-134

Denver – Houston, 129-93

Sacramento – Charlotte, 109-117

Clippers – Minnesota, 153-128

Lajme të tjera

Lajmet e fundit