Kampionët e Fenerbahce u mundën 79-73 në Beograd nga Crvena Zvezda por mbrojnë kreun e renditjes së Euroleague edhe pas ndeshjeve të raundit të 31-të. Betejë e fortë për vendin e dytë, ku me pikë të barabarta ndodhen tri skuadra: Olympiacos, Real Madrid dhe Valencia Basket.
Grekët e Olympiacos u mundën 81-80 nga Monaco, ndërsa Real Madrid mposhti 96-79 Valencian në derbin spanjoll. Në vendet 5-6 ndodhen Hapoel Tel Aviv dhe Crvena Zvezda, që për momentin janë në zonën e skuadrave që kualifikohen direkt në play off.
Zhgënjen Barcelona, që u mund në fushën e saj pikërisht nga izraelitët 80-75 dhe rrezikojnë të mos jenë as në fazën play in. Shpreson Panathinaikos, që në fushën e tij mundi 92-88 Zalgiris Kaunas, ndërsa italianët e Armani Milano mundën 96-87 Maccabi Tel Aviv.
Euroleague-Raundi i 31-të
Virtus Bologna – Partizan Beograd, 82-88
Monaco – Olympiacos, 81-80
Dubai Basketball – Baskonia Gasteiz, 100-94
Bayern Munich – Anadolu Efes, 80-81
Real Madrid – Valencia Basket, 96-79
Paris Basketball – Villeurbanne, 90-81
Panathinaikos – Zalgiris Kaunas, 92-88
Crvena Zvezda – Fenerbahce, 79-73
Barcelona – Hapoel Tel Aviv, 75-80
Armani Milano – Maccabi Tel Aviv, 96-87







