Janë luajtur takimet e javës së 18-të të Superligës në basketboll për meshkuj, ndërkohë që ndeshja Besëlidhja-Skënderbeu është shtyrë. Tirana arriti një fitore të madhe ndaj rivalëve të Apolonisë me shifrat 91-83, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti“. Për bardheblutë u dallua Ëilliams me 22 pikë.
Fitore të lehtë korri Kamza Basket, që triumfoi 107-66 ndaj Partizanit në “Asllan Rusi”. Ërp kamzalinjtë u dallua Murray me 28 pikë. Jashtë fushe fiton Vllaznia, forca e dytë në Superligë. Shkodranët fituan 98-86 ndaj Fieri Basket, ndeshje ku dyshja Hibbitt-Bryant realizoi 51 pikë për miqtë.
Teuta bën detyrën, duke mundur 94-88 Pogradecin në sfidën e luajtur në Durrës. Ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Donte Poëers, autor i 24 pikëve. Nuk zhgënjen Elbasani, që mposhti 93-89 Flamurtarin, ndeshje me rivalitet deri në fund. Për Elbasanin u dallua Juelfs, autor i 31 pikëve.
Superliga-Meshkuj, java e 18-të
Teuta – Pogradeci, 94-88
Fieri Basket – Vllaznia, 86-98
Partizani – Kamza Basket, 66-107
Elbasani – Flamurtari, 93-89
Tirana – Apolonia, 91-83
Renditja: Besëlidhja 34 pikë, Vllaznia 33 pikë, Tirana 31 pikë, Apolonia 30 pikë, Teuta 30 pikë, Kamza Basket 29 pikë, Skënderbeu 26 pikë, Elbasani 23 pikë, Fieri Basket 22 pikë, Partizani 20 pikë, Flamurtari 20 pikë, Pogradeci 20 pikë.







