Lakers korrën sot fitoren e gjashtë radhazi pas suksesit 100-92 në fushën e Houston, një rival direkt. Luka Doncic me 36 pikë ishte më i miri në fushë për kalifornianët. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 125-117 Washington. Për miqtë u dallua Porzingis me 30 pikë.
San Antonio mbron vendin e dytë në Perëndim pas fitores 119-115 ndaj Clippers, dy ekipe që po kalojnë një moment të mirë. Tri lojtarë të Spurs realizuan mbi 20 pikë. Fiton edhe ekipi i New Orleans, që falë 48 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, mundi 129-111 Dallas.
Nuk zhgënjen Boston, që në fushën e tij mundi 120-112 Phoenix. Devin Booker realizoi 40 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Jaylen Brown për Celtics realizoi 41 pikë. Fiton edhe Chicago, 132-107 ndaj Memphis, ndeshje ku u dallua Matas Buzelis me 29 pikë, më i miri për Bulls.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Orlando, 124-112
Washington – Golden State, 117-125
Boston – Phoenix, 120-112
Brooklyn – Portland, 95-114
Chicago – Memphis, 132-107
New Orleans – Dallas, 129-111
Houston – Lakers, 92-100
Clippers – San Antonio, 115-119







