Janë luajtur ndeshjet e fundit të sezonit të rregullt të Ligës Unike në basketboll për meshkuj, që kanë përcaktuar edhe 4 ekipet që shkojnë në “final four”. Pas Besëlidhjes dhe Vëllaznimit nga Grupi A kanë prerë një biletë edhe Peja e Golden Eagle Ylli nga Grupi B.
Këto dy të fundit u kualifikuan falë koshavarazhit më të mirë, duke lënë jashtë gare Vllazninë dhe Apoloninë. Interesant fakti se të katërta skuadrat e Grupit B e mbyllën me nga 9 pikë, me nga tri fitore e tri humbje secila dhe gjithcka u vendos nga koshavarazhi.
Në përballjet e fundit, Vllaznia fitoi 76-72 ndaj Pejës, por kjo s’mjaftoi për t’u kualifikuar, ndërsa Apolonia u mund 96-61 nga Peja. Kështu, në finalet që do të luhen në Shqipëri (25-26 mars), është vetëm skuadra e Besëlidhjes që përfaqëson Superligën shqiptare.
Gjysmëfinale-Meshkuj
Besëlidhja – Golden Eagle Ylli
Peja – Vëllaznimi







