Fenerbahce mbron kreun e renditjes së Euroleague, betejë e fortë për një vend në play off

21 Mars 2026
15:21
Telesport
back button

Skuadra e Fenerbahce vazhdon të komandojë renditjen e Euroleague pas takimeve të raundit të 32-të të sezonit të rregult. Kampionët turq mundën 79-75 italianët e Armani Milano, duke korrur suksesin e 23-të sezonal.

Fiton edhe skuadra greke e Olympiacos (e dyta me 21 fitore), që mundi 90-80 Baskonia Gasteiz, duke qëndruar në vendin e dytë. Më pas, me nga 20 fitore secila, ndodhen Hapoel tel Aviv, Real Madrid e Valencia Basket.

Skuadra e fundit që ndodhet aktualisht në zonën play off është Zalgiris Kaunas. Ndërkohë, betejë e fortë edhe për zonën play in, ku në vendet 7-10 aktualisht janë skuadrat e Monaco, Panathinaikos, Crvena Zvezda dhe Barcelona.

Euroleague-Raundi i 32-të

Valencia – Barcelona, 62-66

Anadolu Efes – Monaco, 93-98

Japoel Tel Aviv – Virtus Bologna, 109-91

Olympiacos – Baskonia Gasteiz, 90-80

Bayern Munich – Dubai Basketball, 74-87

Paris Basketball – Partizan Beograd, 81-90

Fenerbahce – Armani Milano, 79-75

Zalgiris Kaunas – Real Madrid, 87-85

Panathinaikos – Crvena Zvezda, 82-74

Villeurbanne – Maccabi Tel Aviv, 85-89

Lajme të tjera

Lajmet e fundit