Tirana tjetër “leksion” Partizanit në derbi, është vetëm një hap larg finaleve play off

13 Prill 2026
11:06
Telesport
back button

Tirana në basketboll për femra fitoi 68-59 ndaj Partizanit në gjysmëfinalen e dytë play off në basketboll për femra dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e takimeve.

Sukses që lë bardheblutë vetëm një fitore larg finalkeve play off. Ndeshja e dytë luajtur në “Asllan Rusi” u komandua dhe fitua me meritë nga Tirana, që u shkëput 37-29 që në pjesën e parë.

Më pas, në 20 minutat e dytë, skuadra e trajneres Alibegaj u mjaftua me administrimin e avantazhit, duke mos lejuar Partizanin të rikuperojë.

Daleba me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Tiranën, një lidere në fushë, ndërsa për Partizanin u dallua Lalaj me 17 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Play off-Femra, gjysmëfinale

Nd.1, Flamurtari – Studenti, 81-51

Nd.1, Tirana – Partizani, 73-62

Nd.2, Flamurtari – Studenti, 72-42 (2-0)

Nd.2, Partizani – Tirana, 59-68 (0-2)

15 prill, Studenti – Flamurtari

15 prill, Tirana – Partizani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit