Golden State shpreson ende për një vend në play off, Philadelphia në çerekfinale, eliminohen Clippers

16 Prill 2026
8:35
Telesport
back button

Janë luajtur sot dy ndeshjet e radhës së fazës play in në të dyja Konferencat.

Skuadra e Philadelphia ka siguruar një vend në fazën çerekfinale ne Konferencën e Lindjes pas fitores 109-97 ndaj Orlando. Ndeshje e komanduar nga vendasit, ku u dallua Tyrese Maxey, autor i 31 pikëve. Në play off, Philadelphia do të luajë me Boston.

Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Golden State mundi 126-121 Clippers, pas një loje shumë të bukur dhe dramatike. Stephen Curry me 35 pikë ishte lider për Warriors, ndërsa Clippers u eliminuan. Golden State do të luajë ndaj Phoenix për një vend në çerekfinale.

NBA-Play in-Konferenca e Lindjes

Charlotte – Miami, 127-126

Philadelphia – Orlando, 109-97

Charlotte – Orlando

NBA-Play in-Konferenca e Perëndimit

Phoenix – Portland, 110-114

Clippers – Golden State, 121-126

Golden State – Phoenix

Lajme të tjera

Lajmet e fundit