Lakers hedhin një hap të madh drejt gjysmëfialeve, zhgënjejnë Boston dhe San Antonio

22 Prill 2026
8:38
Telesport
back button

Skuadra e Lakers udhëheq 2-0 ndaj Houston serinë e çerekfinaleve play off në Konferencën e Perëndimit. Në sfidën e luajtur sot në Los Anxhelos, vendasit fituan 101-94. LeBron James me 28 pikë ishte më i miri në fushë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Zhgënjen skuadra e San Antonio, që në fushën e saj u mund 106-103 nga Portland, që barazoi 1-1 serinë e takimeve mes tyre. Ndeshje me rivalitet deri në fund, ku të dyja ekipet dueluan për fitore. Scott Henderson me 31 pikë ishte lider në fushë për Portland.

Në Konferencën e Lindjes, skuadra e Boston u mund 111-97 në shtëpi nga Philadelphia, një rezultat surprizë dhe tani rezultati është në barazim 1-1 me ndeshje. Miqtë bënë një paraqitje fantastike, ku u dalluan Edgecombe me 30 pikë dhe Maxey me 29 pikë.

Konferenca e Lindjes, çerekfinale

(1-8), Detroit – Orlando, (0-1)

(2-7), Boston – Philadelphia, 97-111 (1-1)

(3-6), New York – Atlanta, (1-1)

(4-5), Cleveland – Toronto, (2-0)

Konferenca e Perëndimit, çerekfinale

(1-8), Oklahoma – Phoenix, (1-0)

(2-7), San Antonio – Portland, 103-106 (1-1)

(3-6), Denver – Minnesota, (1-1)

(4-5), Lakers – Houston, 101-94 (2-0)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit