New York është ekipi i parë gjysmëfinalist në Konferencën e Lindjes. Në ndeshjen e gjashtë cerekfinale, ata fituan 140-89 në fushën e Atlanta, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. Të gjithë titullarët e ekipit nju-jorkez realizuan mbi 12 pikë, ndërkohë që realizuan të 15 lojtarët miq që zbritën në fushë.
Po në Lindje, barazim 3-3 me ndeshje mes Boston dhe Philadelphia, duke shtyrë emrin e ekipit gjysmëfinalist për në sfidën e ashtë. Në shtëpinë e saj, Philadelphia fitoi sot 106-93, në një ndeshje të komanduar shumicën e kohës. Tyrese Maxey me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.
Në Konferencën e Perëndimit, surprizon Minnesota, që shkon në gjysmëfinale pas fitores 110-98 ndaj Denver në cerekfinalen e gjashtë, duke triumfuar 4-2 me ndeshje. Minnesota nuk zhgënjeu para tifozëve të saj, duke eliminuar një ekip pretendent, ndeshje ku u dalluan McDaniels me 32 pikë e Shanonn me 24 pikë.
Konferenca e Lindjes, çerekfinale
(1-8), Detroit – Orlando, (2-3)
(2-7), Boston – Philadelphia, 93-106 (3-3)
(3-6), New York – Atlanta, 140-89 (4-2)
(4-5), Cleveland – Toronto, (3-2)
Konferenca e Perëndimit, çerekfinale
(1-8), Oklahoma – Phoenix, (4-0)
(2-7), San Antonio – Portland, (4-1)
(3-6), Denver – Minnesota, 98-110 (2-4)
(4-5), Lakers – Houston, (3-2)







