Mesfushori i Barcelona-s, Pedri, shpreson që shoku i tij i skuadrës te Spanja, Nico Williams, të transferohet te blaugranat.
Sulmuesi i krahut i Athletic Bilbao është një objektiv i Barçës këtë verë.
Dhe Pedri tha: “Ai do të ishte një nënshkrim i mrekullueshëm. Në europian e kemi parë se çfarë është në gjendje të bëjë”.
Për Lamine Yamal, mesfushori tha: “Do ta fitojë Golden Boy njëqind për qind”.
Dhe për trajnerin e ri Hansi Flick, Pedri shtoi:
“Unë mendoj se do të jetë një vit shumë i mirë. Tani është koha për të pushuar pak dhe për të rikuperuar sa më shpejt të jetë e mundur. Jam i sigurt se kjo fazë e re sjell shumë gëzim”.