Barcelona e ka seriozisht, planifikon goditjen e trefishtë

21 Korrik 2024
14:19
Denis Hakanaj
back button

Barcelona thuhet se po synon nënshkrimin e tre lojtarëve spanjollë që ndihmuan La Roja të fitojë Euro 2024.

Blaugrana po punojnë drejt nënshkrimit të Nico Williams, Mikel Merino dhe Dani Olmo.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, shpalli hapur interesimin e tyre për Williams, ndërsa lojtari ishte me kombëtaren.

Kur u pyet nëse klubi mund të përballonte klauzolën e lirimit prej 58 milionë eurosh të 22-vjeçarit, ai i tha Catalunya Radio:

“Nga sot, po. Do të ketë lajme të mira për sa i përket anës sportive, do t’i shpallim gjërat së shpejti. Jemi duke punuar për marrëveshjet që ka kërkuar Hansi”.

Tani, sipas gazetarit Adrian Sanchez, klubi e ka vendosur Nico Williams në krye të listës së tyre.

Pas tij, ata kanë vendosur Mikel Merino, i cili shënoi golin e Spanjës në kohën shtesë në çerekfinalen kundër Gjermanisë.

Ata do të kërkojnë të bëjnë një marrëveshje me klubin e tij Real Sociedad përpara se të fillojë sezoni i ardhshëm.

Lojtari i tretë në listën e tyre është Dani Olmo, i cili ishte një tjetër hero për Spanjën në europian.

Tre golat e realizuar në fazën eliminatore nga Olmo ishin të nevojshëm për spanjollët për të arritur në finale, ku mundën Anglinë 2-1. Barcelona do të shpresojë se mund të nënshkruajë me lojtarin e Leipzig këtë verë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit