Megjithëse prioriteti i Barcelonës në merkato është Nico Williams, drejtuesit katalanas shohin çdo alternartivë për të forcuar mesfushën me një lojtar që fut energji dhe mbulon fushën shumë e gjerë. Dhe kush më mirë se N’Golo Kanté mund ta bëjë këtë gjë, një mesfushor që aktualisht luan për Al-Ittihad.
33-vjeçari francez është rikthyer me forcë në listën e objektivave të klubit “blaugrana” për këtë verë. Sipas gazetës “SPORT”, mesfushori 33-vjeçar u rikthye në kombëtare në Eurto 2024, duke treguar edhe një herë cilësi të padiskutueshme në atë zonë vendimtare të fushës dhe shumë shpejt duke u bërë i paprekshëm për trajnerin Didier Deschamps.
Kante ka rreth dy vjet që përflistet si objektiv i ekipit spanjoll, pavarësisht se Barcelona nuk bëri kurrë lëvizjen vendimtare për nënshkrimin e tij. Por tani ideja e Barçës është që të përpiqet të nënshkruajë me ish-lojtarin e Chelsea në formë huazimi. Klubi saudit nuk duket shumë i prirur për të pranuar një marrëveshje transferimi huazimi, për më tepër Kante konsiderohet një top lojtar absolut.
Ideja se ai mund të largohet nga Saudi Pro League është larg dëshirave të Al-Ittihad. Ndërkohë, edhe West Ham është rikthyer në një përpjekje për të marrë francezin në formë huazimi. Priten zhvillime në lidhje me aksin Barcelona-Kanté, duke qenë se shtypi spanjoll nxjerr në pah se si është bërë objektiv parësor.