Tenisti italian Jannik Sinner fitoi të dielën në mbrëmje turneun Masters 1000 të Romës. Kjo është hera e parë për të që fiton në turneun e shtëpisë, 50 vite nga hera e fundit që një italian fitonte në kryeqytet (Panatta 1976).
Në finale (turne i fushave me dhe), numri 1 në botë për meshkuj, mundi 2-0 (6-4, 6-4) norvegjezin Casper Ruud, në një orë e 45 minuta lojë. Ky është suksesi i 29-të në karrierë për Sinner, duke konfirmuar momentin e mirë.
Ky është turneu i gjashtë Masters radhazi i fituar nga Sinner (përfshi Paris 2025), ndërkohë që këtë vit italiani ka triumfuar në të gjitha turnetë e kësaj kategorie: Indian Wells, Majemi, Montekarlo, Madrid dhe Roma.
Sinner shkruan historinë e këtij sporti, pasi asnjë tenist nuk ka arritur të fitojë 6 turne radhazi Masters. Jo vetëm kaq, por italiani i ka fituar të gjithë turnetë Masters që luhen në botë (9 të tillë), gjë që e ka realizuar vetëm Novak Djokovic.







