Çiklistët shqiptarë ende në hije, një zviceran fiton etapën e tretë dhe merr kryesimin e Turit

21 Maj 2026
8:23
Telesport
back button

Çiklisti zviceran Guillaume Haldimann (skuadra Humard Velo-Passion) është fitues i etapës së tretë të Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë, Elbasan-Vlorë, 172km e gjatë.

Në përfundim të një etapë të dueluar deri në fund, ai dha kohën  3h04’55”. Në sprintin final, zvicerani la pas katër garues të tjerë, që dhanë të njëjtën kohë me të në finish.

Ky sukses i jep mundësi Guillaume Haldimann që të mbajë edhe fanellën e verdhë të liderit të Turit, duke zbritur nga froni belgun Cooman. Pas tri etapash, zvicerani udhëheq me kohën e përgjithshme 10h03’58”.

Ajo që bie në sy është se në këto tri etapa të parë asnjë çiklisti shqiptar nuk ka mundur të ngjitet në podium. Një paraqitje që lë për të dëshiruar, me shpresën që trendi të ndryshojë në dy etapat e mbetura.

Turi 83-të Çiklistik

Etapa 1, Tiranë – Lezhë, 177km, Kjell Cooman

Etapa 2, Lezhë – Elbasan, 150km, Samuel Fedor

Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 172km, Guillaume Haldimann

Etapa 4, Vlorë – Vlorë, 149km

Etapa 5, Vlorë – Fier, 123km

Lajme të tjera

Lajmet e fundit