Pas një sezoni të parë shumë pozitiv në nivel individual, ndonëse i vështirë si ekip, Ilkay Gündogan mund të lërë skuadrën e Barcelona. Në fakt, pritet që mesfushori ekspert gjerman, tashmë 33 vjeç, të bëhet menjëherë një nga shtyllat e mesfushës së trajnerit të ri Hansi Flick.
Siç shpjegohet nga “TV3”, Gundogan ka marrë një propozim mjaft të mirë financiar nga Katari. Ekipi i Al-Sadd po përpiqet të bindë gjermanin me një ofertë për tre sezonet e ardhshme.
Një ofertë, e cila, përveç tundimit financiar, mund të lejojë në të njëjtën kohë Gundogan të kërkojë të rinegociojë kontratën e tij aktuale me klubin “blaugrana”. Kontrata aktuale me Barcelonën skadon më 30 qershor 2025.
Në 51 ndeshje sezonin e kaluar me Barcelona, mesfushori e kapiteni i Gjermanisë realizoi 5 gola. Për pasojë, klubi spanjoll kërkon të mbajë me çdo kusht mesfushorin që një vit më parë erdhi nga Manchester City.