Ajax nuk “ngopet” me para, shet një rezervë për 5 mln euro te gjiganti austriak!

22 Korrik 2019
19:18
Anton Cicani
back button

Quhet Rasmus Nissen Kristensen dhe është futbollisti i ri i Salzburg, në Austri. Një transferim që ka kushtuar thuajse 5 mln euro për danezin e Ajax. Ju do të thoni pse kaq lirë? E thjeshtë! 

Në dy vite te holandezët, Kristensen ka luajtur vetëm 20 ndeshje në kampionat, ndërsa ka luajtur edhe disa ndeshje me Ajax II, skuadra e dytë.

Ajax e bleu përpara dy sezonesh nga Midjytlland për 5,5 mln euro, ku ishte titullar i padiskutueshëm. Një investim ky për Salzburg, që është gjithmonë i kujdesshëm sa i përket lojtarëve nordikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit