Ajax tenton një “vjedhje” nga PSV, lufta nis për një deklaratë

14 Maj 2019
16:56
back button

Ajax dhe PSV janë dy klubet më të mëdha në Holandë, rrjedhimisht edhe dy klubet me rivalitetin dhe inatin më të madh mes tyre.

Ky sezon po shkon drejt fundit, të dy skuadrat po rivalizojnë për titullin kampion deri në ditën e fundit dhe Ajax mjafton të marrë një barazim për t’u shpallur kampion.

Gjithsesi një luftë mes tyre ka nisur për talentin më premtues të PSV-së, Steven Bergwijn, i cili është nën kontratë deri në vitin 2022. 

Gjithsesi sulmuesi anësor dëshiron të hedhë një hap tjetër në karrierë dhe agjenti i tij ka pranuar se është vënë në kontakt me Ajax për të bërë të mundur kalimin e tij tek kjo skuadër në sezonin e ardhshëm dhe më pas kalimin tek një klub i madh në Europë.

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar menaxheri i klubit të PSV-së, John de Jong, i cili tha: “Ne nuk do ta shesim tek Ajax as për 30, 40, 50, 60 apo 70 milionë euro. Përgjigja është gjithmonë jo. Ne nuk jemi në dijeni për këtë kontakt dhe negocimin me Ajax nuk është i mundur.”

Për t’i shtuar “benzinë zjarrit” ka menduar Donny van de Beek, i cili i ka komentuar në një foto sulmuesit 21-vjeçar duke i thënë: “Gjithmonë je i mirëpritur”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit