Aksidentohet futbollisti i PSG-së, makina e tij bëhet copa

28 Maj 2020
20:20
Eraldo Harlicaj
back button

Portieri i PSG-së, Marcin Bulka, u aksidentua me makinën e tij superluksoze. Ish-portieri i Chelseas përplasi me shoejtësi makinën e tij Lamborghini. Futbollisti është përplasur me makinën e tij në Poloni ku ndodhet pranë familjes.

Shtatlarti nuk ka asnjë problem shëndetësor, por makina e tij është shkatërruar krejtësisht. Një ngjarje e rëndë që sigurisht do të lërë gjurmë në gjendjen psikologjike të futbollsitit.

Bulka ka qenë me shpejtësi të lartë kur ka humbur kontrollin e makinës së tij. Ai është portier i tretë i PSG-së dhe pjesë e kombëtareve të moshave të Polonisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit