Piloti spanjoll Alex Marquez fitoi sot garën sprint të MotoGP, të zhvilluar në Valencia (Spanjë), duke konsoliduar vendin e dytë në renditjen e përgjithshme. Një garë e dominuar nga piloti i Ducati Gresini.
Marquez mori kreun e garës që pas kthesës së parë dhe nuk e vuri asnjëherë në diskutim fitoren. Ai mbajti një epërsi të lehtë ndaj patriotit të tij Pedro Acosta me KTM, që u rendit në vendin e dytë.
Në vendin e tretë u klasifikua italiani Fabio di Giannatonio me Ducati VR46, pa mundur dot të shkojë më lart. Marco Bezzecchi që e nisi garën nga “pole position” u klasifikua në vendin e pestë, pas Raul Fernandez.







