Alex Marquez fiton garën sprint në Portugali dhe konsolidon vendin e dytë në renditje

8 Nëntor 2025
16:28
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Gresini, Alex Marquez, fitoi sot garën sprint në MotoGP, të zhvilluar në pistën e Portimao, në Portugali. Kjo është fitorja e dytë sezonale në garat sprint për Alex Marquez, që konsolidon vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm.

Një garë e fortë për fitoren, ku spanjolli dueloi deri në fund me patriotin e tij Pedro Acosta me KTM, që u rendit në vendin e dytë. Në podium (i treti) u rendit italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, që nuk mundi dot të parakalonte dy të parët.

Tri pilotët që u ngjitën në podium përfunduan në harkun kohor të 1 sekondi mes tyre, ndërsa të gjithë pilotët e tjerë ishin shumë të shkëputur. Vetëm i teti Francesco Bagnaia, që tashmë duket i dorëzuar për vendin e dytë këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit