Amatorizmi në nivel qesharak, Luftëtari publikon shkresën e drejtorit, dy ditë pasi doli në media

5 Dhjetor 2018
19:15
back button

Dy ditë më parë, në mediat sportive në vend, u publikua një shkresë e Drejtorit Sportiv të klubit të Luftëtarit, Rigers Malile, i cili i kërkonte aksionerëve të ekipit të ndërhynin, sepse skuadra ndodhet në kushte të vështira financiare. Në shkresën e publikuar nga “Panoramasport” qartësohej se klubi ishte në gjendje kritike, disa futbollistë po kërkonin zgjidhje kontrate, ndërsa palët e treta që ofrojnë shërbim për skudrën, po kërcënonin me ndërprerje të këtyre shërbimeve për shkak të mungesës së pagesave.

Mirëpo, dy ditë pasi u publikua në media, në Gjirokastër u kujtuan, që këtë dokument që mban emrin e Drejtorit Sportiv, ta publikojnë dhe në faqen zyrtare të klubit. Qesharak, absurditet, mungesë profesionalizmi e pse jo fyese për inteligjencën e gazetarëve dhe opinionit publik, ky veprim që bën klubi i futbollit në Gjirokastër.

Askush nuk është kujtuar, që këtë dokument zyrtar, që i drejtohej aksionerëve të skuadrës, ta shpërndante në kohë reale për të gjitha mediat, apo fundja ta publikonte po atë ditë në faqen zyrtare të klubit. Jo vetëm kaq, por kjo është fyese edhe për tifozët e Luftëtarit, që po përballen me nivelin skandaloz të menaxhimit të ekipit, që tashmë rrezikon seriozisht shkrirjen nëse nuk sigurohen financat.

Në të tilla situata nuk ka aspak habi, të shohësh estradën e radhës që prodhon kampionati shqiptar, ku për shkak të keqmenaxhimit, dëgjon çudira të tilla si ato që qeraxhinjtë do dëbojnë lojtarët, apo pronari i restorantit nuk do të shërbejë më ushqim për futbollistët, etj etj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit