Tirana ndalet nga Laçi, Vllaznia mund Dinamon dhe parakalon Partizanin

26 Shkurt 2024
19:00
Telesport
back button

Vllaznia është ngjitur në vendin e dytë në renditjen e Kategorisë Superiore, pasi ka mundur me rezultatin 1-0 Dinamon në ndeshjen e sotme në “Niko Dovana”.

Tirana është ndalur në barazim me Laçin në “Elbasan Arena”, me rezultatin që shënoi 1-1.

Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Superiores nisi me emocione, me skuadrat që ishin kërkuese që në fillim, teksa për kurbinasit çdo gjë u bë më e vështirë pas daljes me karton të kuq të Paulo Silvës në minutën e 18’ të takimit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 54’ me ish-kapitenin e Laçit, Regi Lushkjën, i cili shënoi falë një predhe duke kaluar në avantazh bardheblutë.

Gjithsesi kurbinasit nuk u dorëzuan, teksa golin e barazimit e gjetën në minutën e 78’ me Myrtën, i cili kishte vetëm disa sekonda që ishte në lojë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit