Teuta mposht Partizanin me super gol, Skënderbeu gjunjëzon Egnatian (Video)

16 Mars 2024
19:11
Telesport
back button

Teuta ka mposhtur Partizanin me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të Superiores.

Sfida u zhbllokua nga miqtë në minutën e 13’ por goli i Mikuliçit u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje. Kështu pjesa e parë u mbyll 0-0.

SUPER GOLI I PEPOSHIT KUNDER PARTIZANIT – VIDEO

Ndërsa në minutën e 66-të, Ergys Peposhi realizoi një supergol duke zhbllokuar sfidën. Ajo predhë e tij rezulton vendimtare për Teutën e cila mposht të kuqtë.

Me këtë fitore skuadra e Martinit shkon në kuotën e 31 pikëve në vendin e 8-të dhe Partizani mbetet në vendin e 3-të me 46 pikë.

Skënderbeu ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt pjesëmarrjes në “Final Four” teksa ka mundur skuadrën kryesuese të Superiores, Egnatian 2-0, e cila është shumë larg asaj skuadre që kishte mahnitur në dy fazat e para.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Franklin, autor i të dy golave të shënuar nga korccarët në minutën e 20 dhe të 39-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit