“Apache” , lind seriali që rrëfen historinë e Tevez

18 Gusht 2019
13:44
Denis Hakanaj
back button

Lind “Apache”, seriali televiziv që i dedikohet jetës së Carlos Tevez.

Sulmuesi i Boca Juniors, ish-lojtar i Juventus, Manchester United dhe Manchester City, do të zbarkojë në ekranin e vogël falë Netflix, që do të rrëfejë jetën private të argjentinasit që nga fëmijëria.

Roli i sulmuesit do të interpretohet nga aktori i ri Balthazar Murillo, i pëlqyer edhe nga vetë lojtari. Pas disa muajsh përgatitje, gjithçka është gati, siç tregojnë imazhet e postuara nga vetë aktori në profilin e tij në Instagram.

Murillo ka zbuluar për Ole transformimin dhe përgatitjen që ka bërë për  të interpretuar Tevez: “Më kanë vënë një protezë dhëmbësh, kam punuar edhe mbi shprehjet e fytyrës”. Nuk mungon as çikatriçja: “Janë dashur dy orë për ta vendosur”, ka thënë ai.

Aktori ka folur edhe për takimin e parë që ka patur me sulmuesin: “Më thanë se do të vinte dikush pas pak. Më pas, mamaja ime më tha: ‘Shiko kush ka ardhur’. U ktheva dhe ishte Carlos. Mbeta i ngrirë”.

“U përshëndetëm dhe më ka bërë të ndihem menjëherë mirë. Mendoj se njerëzit do ta vlerësojnë shumë pas këtij seriali, edhe pse mund të mos jenë tifozë të Boca-s”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit