Arsenal, duke kërkuar të forcojë linjën e tyre sulmuese përpara sezonit të ardhshëm, ka bërë lëvizje konkrete për Nico Williams, që luan me Athletic Club. Sipas “CaughtOffside”, trajneri i “topçinjve” Mikel Arteta ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me anësorin spanjoll për t’i prezantuar atij projektin.
Ndërsa Arsenal mund të përballet me konkurrencën nga Chelsea për Williams, burimet sugjerojnë se biseda e Arteta me lojtarin i ka vendosur “topçinjtë” në një pozicion të favorshëm. Megjithatë, mbetet e pasigurt nëse Barcelona dhe Real Madrid mund të hyjnë ende në garën për Williams këtë verë.
Të dy gjigantët spanjollë e kanë admiruar prej kohësh anësorin 22-vjeçar dhe duan që ai të qëndrojë në La Liga. Arsenal pritet të jetë mjaft aktive në merkaton e verës për të forcuar fushat kryesore të skuadrës, duke nisur me blerjen e Martin Zubimendi nga Real Sociedad.
Më pas do të jetë radha e qendërsulmuesit dhe emri i Gyokeres duket të jetë i preferuari. Nico Williams shihet si një talent, që do të largohet së shpejti nga Athletic Club, veçanërisht duke pasur parasysh klauzolën e lirimit prej 50 milionë euro. Arsenal dhe Chelsea po shfaqin më së shumti interes nga Anglia.







