Arsenal fiton derbin e madh të Londrës, mjafton goli i yllit spanjoll! Fulham “leksione” Tottenham-it (video)

16 Mars 2025
16:25
Telesport
back button

Arsenal ka fituar 1-0 ndaj Chelsea-s në derbin e madh të Londrës, i luajtur në “Emirates”. Fatin e ndeshjes e vendosi goli i Mikel Merino në minutën e 20-të, ku spanjolli dërgoi me kokë topin në rrjetë pas krosimit të ardhur nga goditja e këndit. SHIKOGOLIN

Të dyja ekipet patën rastet tyre në minutat në vijim, por mungoi finalizimi dhe rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Pas kësaj fitoreje, Arsenal mbetet në vend të dytë, me 12 pikë më pak se Liverpool-i i vendit të parë. Ndërsa Chelsea mbetet në vend të katërt me 49 pikë.

Në dërbin tjetër të Londrës, Fulham fitoi 2-0 ndaj Tottenham, falë golave të Rodrigo Muniz në minutën e 78-të dhe Sessegnon në minutën e 88-të. SHIKOGOLIN

Lajme të tjera

Lajmet e fundit