Arsenal synon t’i rrëmbejë United sulmuesin e preferuar të Amorim, gati 70 milionë euro

31 Mars 2025
9:28
Telesport
back button

Arsenal po tregon një interes të fortë për sulmuesin e Sporting, Viktor Gyokeres. Sulmuesi 26-vjecar suedez ka përfunduar në shënjestrën e shumë skuadrave “big” në Europë falë 85 golave të realizuara në dy sezone në Portugali.

Skuadra londineze prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi dhe Gyokeres konsiderohet si ideal për trajnerin Mikel Arteta. Për pasojë, klubi i Arsenal ka nisur një qasje ndaj sulmuesit dhe menaxherëve të tij për të mbyllur marrëveshjen.

Lojtari suedez ka një kontratë deri në vitin 2028 me Sporting dhe kostoja e këtij transferimi pritet të kalojë 70 milionë euro. Për Arsenal s’ka për të qenë e lehtë pasi edhe Manchester United e kërkon lojtarin, pasi trajneri Amorim e njeh mjaft mirë.

Ndër objektivat e tjerë të “topcinjve” janë edhe Alexander Isak (Newcastle) e Benjamin Sesko (Leipzig), që gjithashtu kanë të njëjtën kosto financiare. Por “The Athletic” pretendon se Gyokeres është në “pole” për të ardhur në “Emirates”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit