Arteta: Kam besim maksimal te skuadra ime, Ancelotti është burim frymëzimi për trajnerët

8 Prill 2025
9:29
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes mes Arsenalit dhe Real Madridit, e vlefshme për çerekfinalen e parë të Champions League, trajneri spanjoll i “Gunners”, Mikel Arteta, foli në konferencë për shtyp, duke nisur me një analizë të sfidës së të martës mbrëma:

“Kam besim te skuadra ime, jam i bindur se do të fitojmë. Kur luajmë ndeshje të tilla është një mundësi e madhe për të bërë histori. Kemi nevojë që stadiumi ynë të krijojë një atmosferë fantastike”.

Për Real Madridin: “Lojtarët individualë të Madridit janë shumë të mirë, ne e dimë rrezikun që na pret. Jemi të vetëdijshëm për atë që kanë bërë madrilenët në historinë e këtij kompeticioni. Real Madridi është një klub që ka vendosur standarde të reja në historinë e futbollit europian. Është burim frymëzimi për çdo klub në Champions dhe për shumë trajnerë.
Ancelotti? Është një burim frymëzimi për mua. Ai ka arritur të fitojë gjithçka në shumë vende, duke transmetuar qetësi, gjë shumë e vështirë në një ambient me kaq shumë presion. Mjafton të dëgjosh futbollistët kur flasin për të për ta kuptuar personalitetin e tij”.

Për rëndësinë e tifozëve: “Shpresoj që stadiumi të jetë plot dhe kjo të jetë një mundësi për të shkruar historinë bashkë me njerëzit tanë. Duhet të krijojmë atë energji, atë ndjesi positive që duhet për kësi ndeshjesh. Besimi që kam te skuadra është diçka që dua t’ua transmetoj edhe tifozëve”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit