Asnjë shkelm dhe foto, ja kushtet absurde për të parë Messin në fushë për 60 minuta

5 Mars 2019
20:01
Telesport
back button

Pas 7 muajsh pushim Lionel Messi do të rikthehet në kombëtaren e Argjentinës. Ai do të grumbullohet nga trajneri Scaloni për dy ndeshjet miqësore që Argjentina do të zhvillojë më 23 dhe 26 mars, respektivisht ndaj Venezuelës dhe Marokut. Sot janë bërë publike detajet e marrëveshjes mes Federatës Argjentinase të Futbollit dhe asaj të Marokut.

Sipas të përditshmes arabe “Al Akhbar”, lojtarët e kombëtares afrikane e kanë të ndaluar që të mbulojnë në mënyrë të ashpër Messin apo ta godasin me shkelm atë në momentin që do të jetë në zotërim të topit. Gjithashtu, asnjë lojtar i Marokut nuk do të lejohet që të dalë në fotografi me “pleshtin” pas ndeshjes miqësore.

Kjo gjë vlen si për lojtarët ashtu dhe tifozët. Enigmë mbetet emri i hotelit ku do të akomodohet kombëtarja e Argjentinës, për të evituar turma njerëzish pranë saj. Në këmbim të këtyre masave, trajneri Scaloni do të aktivizojë Messin për të paktën 60 minuta. Ndeshja miqësore do të zhvillohet në qytetin e Rabbat, në stadiumin “Prince Mila Abdulla”, me një kapacitet prej 60 mijë vendesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit