Aston Villa nuk pranon eliminimin ndaj PSG: “Ishte qesharake”

16 Prill 2025
14:41
Telesport
back button

Aston Villa është eliminuar nga Champions League pavarësisht një paraqitje të mirë të bërë kundër PSG në Villa Park, ndeshje e fituar 3-2 nga skuadra e Emery.

Drejori sportiv i klubit anglez, Damia Vidagany, ka kritikuar arbitrimin e Sanchez Martinez, që sipas tij ka dhënë shumë faulle dhe veçanërisht në favor të ekipit francez:

“Ritmi që arbitrat spanjollë imponojnë në një ndeshje nuk është i mirë, për faullet që japin, që për mendimin tonë kanë qenë kryesisht në favor të ekipit kundërshtar. Ka patur shumë ndërprerje të lojës”, ka thënë Vidagany për Cadena Cope.

Drejtuesi i Villa-s ka kritikuar edhe sjelljen e arbitrave pas ndeshjes:

“Kam shkuar të pyes arbitrin e katërt për kohën shtesë të dhënë dhe për qëndrimin e tij arrogant. Donnarumma ka humbur kohë dhe tre minutat shtesë ishin qesharake.

“Nuk i konsideroj përgjegjës për eliminimin sepse kemi pasur kohë të shënojnë një gol tjetër, por ai vendim nuk ishte normal. Mënyra e arbitrimit në Spanjë është ndryshe dhe ka shumë ndërhyrje nga arbitrat. Nuk ndihmojnë në rrjedhshmërinë e ndeshjes”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit