Balaj vjen me urinë e goleadorit, nuk i trembet as Francës

2 Shtator 2019
14:00
Alfred Lleshi
back button

Kombëtarja kuqezi ka filluar përgatitjet për dy ndeshjet kualifikuese, ndaj Francës dhe Islandës. Sipas programit të përcaktuar nga trajneri Edy Reja, dy të grumbulluar kanë dalë në konferencën e sotme për shtyp, e para nga rezidenca në Durrës. Fjala është për Thoma Strakosha dhe Bekim Balaj. Ky i fundit nënvizoi ndër të tjera: “Përqendrimi dhe vlerësimi për dy ndeshjet e radhës është maksimal. Dihet forca e kundërshtarëve, sidomos e Francës. Shpresoj që grupi i lojtarëve të jetë gati, t’i përballojmë me sukses dy kualifikueset e shtatorit. 

Transferta me kampionët e botës është shumë e vështirë, por futbollit nuk i dihet. Do të synojmë të marrim pikë edhe në Francë. Me kombëtaren franceze kemi deri diku eksperienca pozitive. Situata në grup është e tillë, që na detyron të luajmë për pikë edhe atje. Për këtë na duhet vlerësim dhe përqendrim maksimal. Forma ime? Më vjen mirë që vij në ekipin kombëtar me gola të shënuar te skuadra ime. Forma dhe minutazhi ndikojnë në atmosferën që sjell në kombëtare. 

Po kaloj një moment vërtet të mirë në Austri. Ndeshjet atje i kam luajtur si titullar, me kohë të plotë. Uroj që këtë ecuri pozitive ta vazhdojë edhe në ekipin kombëtar. Në mëngjes mbërrita në grumbullim. Zhvillova një bisedë të shkurtër me trajnerin. Më përgëzoi për golat dhe aktivizimin në klubin tim. A do të luaj? Në kombëtare, dëshira për të qenë titullar është e të gjithëve dhe e madhe. 

Në fund të fundit, prandaj është trajneri, që bën zgjedhjet. Të shohim çdo të ndodhë. Nuk është momenti që të mendojmë për anën personale, por për kombëtaren. Duhet llogaritur edhe mënyra sesi vendoset ekipi në fushë. Ai që do të luajë duhet të japë gjithçka nga vetja. Trajneri do ta përgatisë si duhet ndeshjen, ai e di si mund të marrë më të mirën nga ekipi, edhe ndaj Francës”.

Renditja e Grupit H

Nr

Team

Nd

Fit

Brz

Hmb

G.Sh

G.P

Glv

Pikë

1

FRANCA

4

3

0

1

12

3

+9

9

2

TURQIA

4

3

0

1

9

2

+7

9

3

ISLANDA

4

3

0

1

5

5

+0

9

4

SHQIPËRIA

4

2

0

2

5

3

+2

6

5

MOLDAVIA

4

1

0

3

2

10

-8

3

6

ANDORRA

4

0

0

4

0

10

-10

0

Lajme të tjera

Lajmet e fundit