Barcelona “peshkon” në Premier, 60 milionë stërlina për sulmuesin brazilian

10 Dhjetor 2018
13:54
Telesport
back button

Skuadra e Barcelonës po kërkon një lojtar të ri që të zëvendësojë uruguajanin Luis Suarez dhe në listën e kandidatëve është përfshirë sot edhe sulmuesi brazilian i Everton, Richarlison. Sipas mediave angleze, drejtuesit e skuadrës “blaugrana” mendojnë se sulmuesi 21-vjeçar i ka karakteristikat e duhura për të luajtur me një ekip të madh si Barcelona. I shpejtë, teknik dhe i aftë me topin, ai mund të jetë partneri i ardhshëm i Messi te skuadra spanjolle.

Richarlison, verën e këtij viti u transferua nga Watford tek Everton për vlerën e 40 milionë stërlinave dhe këtë sezon ka realizuar 7 gola në 13 ndeshje ku është aktivizuar në Premier League. Një lojtar që mund të transferohet për një shumë prej 50-60 milionë stërlinash, shumë më e ulët se ajo e 200 milionë stërlinave që Barça do të shpenzonte për Harry Kane, “ëndrra në sirtar”. Ndërsa alternativa Richarlison duket më e lehtë për t’u realizuar, një futbollist me shumë të ardhme.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit