Beckham, i dëshpëruar: Nuk arrij ta shikoj fundin e tyre

11 Shtator 2019
17:06
Denis Hakanaj
back button

David Beckham nuk e ka humbur ambicien.

Në fushë kërkonte gjithmonë të fitonte, duke shfrytëzuar perlat e tij nga goditjet e dënimit. Si pronar i Inter Miami, ai do të kërkojë të përforcojë skuadrën e tij.

Gjithsesi, siç ka pranuar për Mirror, ka disa ëndrra që mbeten të pamundura për t’u realizuar, të paktën për momentin: “Secili ka listën e tij të dëshirave. Megjithatë, nëse mendoj se Messi- dhe Cristiano Ronaldo luajnë akoma në nivele të larta, nuk arrij të shikoj fundin e tyre dhe t’i imagjinoj këtu”.

“Po luajnë në një nivel shumë të lartë, aq të lartë se më duket e vështirë që të largohen nga klubet ku janë. Por do të shohim, nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë në futboll”, ka thënë Beckham.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit