Befasi nga Bayern! Kërkon një mbrojtës japonez me kosto 12 mln euro

20 Prill 2025
11:18
Telesport
back button

Lajm i befasishëm te Bayern. Klubi bavarez raportohet se kërkon mbrojtësin japonez Ko Itakura, i cili luan te Borussia Mönchengladbach.

Rheinische Post shkruan se Bayern po mendon për një zëvendësues sa më të përshtatshëm të qendërmbrojtësve aktualë të skuadrës, kur këta të fundit kanë probleme me dëmtimet.

Itakura kushton rreth 12 mln euro. Kontrata e tij aktuale skadon pas një viti dhe kjo bën që Bayern të ketë shumë lehtësi për ta blerë.

Ai luan edhe si mesfushor defensiv dhe kjo polivalencë e tij në fushë e bën edhe më të përshtatshëm për profilin e lojtarit që po kërkon Bayern.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit