Befason Ferrari! Hamilton më i shpejti në kualifikueset e garës sprint në Kinë

21 Mars 2025
9:59
Telesport
back button

Lewis Hamilton do ta nisë nga vendi i parë garën sprint që do të zhvillohet mëngjesin e së shtunës në Kinë. Piloti britanik i Ferrari dha sot kohën më të shpejtë, 1:30:849, duke lënë pas Max Verstappen me Red Bull.

Një paraqitje e shkëlqyer e “kokëkuqes”, që ishte krejt ndryshe nga makina e një jave më parë në Australi. Në vendin e tretë u rendit Oscar Piastri me McLaren, ndërsa në vendin e katërt u rendit Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari.

Në vendin e pestë u rendit George Russell me Mercedes, që la pas Lando Norris (i gjashti), fitues i garës së parë. Në “top 10” më të mirët edhe Kimi Antonelli, Yuki Tsunoda, Alexandre Albon e Lance Stroll.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit